Ispitanko

Të dashur nxënës dhe nxënëse,

Ne e kemi krijuar Ispitanko që në një vend të gjeni të gjitha informacionet e nevojshme për provimin e maturës dhe provimin profesional, të cilat do t’ju shërbejnë si bazë në procesin e përgatitjes dhe realizimit të këtyre provimeve. Aplikacioni përmban informacione kyçe mbi procedurat, rregullat dhe burimet që do t’ju ndihmojnë të përgatiteni dhe t’i kaloni provimet me sukses. Ispitanko përmban një bazë informacioni të nevojshme për këtë proces, e cila, përveç rregullave zyrtarisht të disponueshme, është pasuruar edhe me përgjigje për pyetjet me të cilat jemi përballur më shpesh gjatë punës dhe komunikimit me nxënësit dhe nxënëset. Qëllimi ynë kryesor është t’ju mundësojmë të përgatiteni sa më mirë për provimet dhe të ndiheni më të sigurt gjatë këtij procesi. Nëse ende keni paqartësi ose pyetje shtesë, ekipi i Qendrës së Provimeve është këtu për ju. Ju dëshirojmë shumë sukses në provimet e ardhshme dhe realizimin e qëllimeve dhe dëshirave tuaja profesionale dhe personale!

mr Miloš Trivić

Ispitanko përgjigjet në të gjitha pyetjet rreth provimit të maturës dhe provimit profesional.